Grubi hap Ditët e Alfabetit

Zëvendësi i parë i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi sot ka hapur manifestimin “Ditët e Alfabetit” në organizim te Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve (ITKSHSH).Në fjalimin e tij zëvendëskryeministri i parë Grubi theksoi se 22 nëntorit është një nga tre shtyllat e krijimit të kodit identitarshqiptar.“Ju përgëzoj për krijimin e një tradite të re te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet zhvillimit të manifestimit ‘Ditët e Alfabetit’, tash e dyta me radhë me mbështetje institucionale, por nuk është vetëm e dyta në kohë zgjatje në periudhën kohore. Shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut e konsiderojnë 22 nëntorin’ si një prej tre shtyllave të krijimit të kodit identitar shqiptarë duke filluar nga 10 qershori i vitit 1878 Lidhja e Prizrenit, me shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 dhe paraprakisht me Kongresin e Manastirit në vitin 1908, si tre nga shtyllat e historisë sonë moderne që fatmirësisht janë zhvilluar në tre trojet ku sot ne shqiptarët jetojmë, në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. Më vjen mirë që manifestimi ‘Ditët e Alfabetit’ nga ITKSHSH si një prej kontribuuesve në zhvillimin aktiviteteve për shënuar 22 nëntorit këtë vit i dedikohet kontributit te femrës shqiptare, në veçanti që ta iluminojmë faktin e kontributit të femrës shqiptare krahas rolit tradicional të cilën e percepton kultura jonëpatriarkale si një grua iluministe që ka thënë kontributin e saj në zhvillimin kulturor e edukativ të shqiptarëve, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut. Ju përgëzoj për tematikën e sivjetmë dhe ju urojë që vetëm të vazhdojmë të ndriçojmë rolin kyç të gruas shqiptare në shtet ndërtimin dhe historinë shqiptare”, tha Grubi.Ai më tej u shpreh se Festa e 22 nëntorit datë është shumë e rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe kjo datë shënohet në mënyrë institucionale.“Data e 22 nëntorit është festë për gjithë komunitetin shqiptar. Me 22 nëntor është themeluar ky Institut dhe tashmë ndahet edhe çmimi shtetëror 22 nëntori për të shënuar këtë datë të madhe për gjithë shqiptarët”, nënvizoi zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi.Në këtë ngjarje ku filluan manifestimet për të shënuar 22 nëntorin Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe mori pjesë drejtori i ITKSHSH Skender Hasani dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në vendin tonë, Gjergj Dedaj.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…