Grubi: Jemi në rrugë të drejtë, ne drejtimin e duhur, atë të përkatësisë europiane dhe euroatlantike

“Të njejtat ideale i kemi dhe sot duke shtuar atë të integrimit si beteja e rradhës për ta rumbullakësuar Republikën me të gjitha atributet e veta”, thekson zëvendës kryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi në urimin me rastin e festës së Ilindenit.

Paraardhësit tanë luftuan për liri dhe ia dolën 119 vjet më parë në Krushevë, të bashkuar rreth idealit të lirisë dhe barazisë.

Të njejtat ideale i kemi dhe sot duke shtuar atë të integrimit si beteja e rradhës për ta rumbullakësuar Republikën me të gjitha atributet e veta.

Jemi në rrugë të drejtë, ne drejtimin e duhur, atë të përkatësisë europiane dhe euroatlantike duke e ndërtuar dhe respektuar barazinë midis nesh.

119 vjet më parë bëmë betejën për liri, dje bëmë betejën për barazi, sot po zhvillojmë betejë për ardhmëri dhe krah nesh i kemi të gjitha forcat proeuropiane dhe pro euro-amerikane që duan integrimin në Bashkimin Europian dhe përparimin.

Gëzuar festën”, thuhet në urimin e zëvendës kryetarit të parë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi me rastin e festës së Ilindenit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…