Edhe sot, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorë ka vazhduar takimet dhe bashkëbisedimet me qytetarët e komunës së Gostivarit, më saktësisht me ata të Debreshit, Mirditës, Ravenit, Reçanit, Vërtokut dhe Zdunjës.
Para të pranishmëve, përveç kryetarit Ahmeti me fjalë rasti janë drejtuar edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, sekretari i përgjithshëm i BDI Faton Ahmeti, kryetari i degës së BDI në Gostivar Valdet Xhaferi si dhe deputetja Vjollca Latifi Ademi.
“BDI-ja nuk është parti do-sido, është frymë që trashëgon lirinë, UÇK-në, UÇK-në e Peeshevës, të Kosovës e cila më pas u kanalizua në institucione përmes partive. Në 98 duhej kallashi, në 2002 duhej lapsi, dija dhe vota. Për çdo gjeneratë e kishte përgjigjen e vet. Filloi me Marrëveshjen e Ohrit, vazhdoi me universitetet, marrjen e komunave që u mohua me vite për shqiptarët. Për atë betejë i kishte luftëtarët më të mirë. Kishte kohë për t’i rënë tavolinës kur duhej, u bënë shumë punë u rumbullakësuan të gjitha kërkesat e Marrëveshjes së Ohrit, dolën sfida të reja, duhej prap të ishin flamurtarë. Nuk mund ta lëmë vendin në fatin e anketës së publikuar dje në drejtim të Rusisë. Prandaj, BDI-ja, kryetari dhe të gjithë i dhanë besimin gjeneratës përkatëse dhe i’a dolëm, tash jemi anëtarë të NATO-s, i hapëm edhe bisedimet me BE-në. Edhe në atë kohë duhej një gjeneratë duhej kuadër i BDI-së, filluam me të drejtat e shqiptarëve, integrimin. Tash është koha për infrastrukturë, ekonomi dhe zhvillim. Në këtë vit janë gjetur njerëz përkatës për të vazhduar rrugën e për t’u dalë përballë sfidave, nuk jemi njëjtë siç ishin në 2002. Jam shumë mirënjohës për të gjithë besimin që kuadrot e BDI-së u kanë dhënë qytetarëve. Ato në 2002, kanë pasur sukses, kanë pasur edhe më më vonë po edhe në vitin 2022. Kuadrot më të mirë i kemi pasur dhe vazhdojmë t’i kemi. Ministrat e BDI-së janë 5 doktor shkencash dhe një doktorant, por këtë nuk e flasim hapur. BDI-ja ka më shumë doktora shkencash se sa LSDM-ja, këtë e ka pranuar edhe Apasievi i Levicës. Këtë e keni thënë ju, jemi më mirë se kurdoherë, nga ju e kam dëgjuar”, tha Grubi.