Grubi-Koja:Mbetemi të përkushtuar në zbatimin e reformave

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dheMarrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot realizoi takim puneme shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin z.Klemens Koja.Grubi dhe Koja gjatë takimit kanë këmbyer mendime rreth prioriteteve tëRepublikës së Maqedonisë së Veriut si vend anëtare e NATO-së dheangazhimin e Qeverisë gjatë mandatit katër vjeçar, përkatësishtvazhdimin e implementimit të prioriteteve të përbashkëta, anëtarësimin evendit në Bashkimin Evropian.Zëvendëskryeministri i parë z.Artan Grubi me këtë rast i ka thënëambasadorit Koja se mirëpret gatishmërinë e OSBE-së që të ndihmojëinstitucionet e Maqedonisë së Veriut në realizimin e reformave.Bashkëbiseduesit, z. Grubi dhe z.Koja biseduan edhe rreth temës sëregjistrimit të popullsisë në Maqedoni të Veriut, proces për të cilinvlerësuan se duhet të realizohet me sukses gjatë vitit të ardhshëm mepërkrahjen e të gjithëve.Zëvendëskryeministri i parë z.Grubi para ambasadorit Koja ka thënë seMinistria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive do tëjetë një ministri përgjegjëse e cila do të kontribuojë në kohezioninshoqëror dhe që do të jetë shtëpi e të gjitha bashkësive etnike qëjetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai siguroi z.Koja, se nërolin e tij si koordinator i politikave të resoreve do të punojë përkohezion brenda koalicionit qeveritar dhe do të kryej koordinimin dherrjedhshmërinë e proceseve dhe zbatimin e programit.Grubi vlerësoi lartë rolin e OSBE-së në të gjitha proceset demokratikenë Maqedoni të Veriut, kontributin e këtij misioni, ndërkohë nga ana etij shefi i Misionit të OSBE-së, z.Klemens Koja i ka premtuar Grubit seOSBE do të vazhdojë të bashkëpunojë me Qeverinë në zbatimin e procesevereformuese.   

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…