GRUBI konfirmon: Nga 12 Tetori në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi pa PCR test

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Artan Grubi na faqen e tij në facebook ka konfirmuar se Maqedonia e Veriut nga 12 Tetori i hap kufijtë për Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë, me këtë rast qytetarët e vendit dhe rajonit do të mund të lëvizin pa nevojën e posedimit të PCR testit.Këtë vendim e ka propozuar Komisioni për Sëmundje Infektive e të cilin sot e ka miratuar Qeveria.