Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi me rastin e aplikimit të Kosovës në Bashkimin Europian ka përgëzuar këtë iniciativë duke thënë se: Ky hap është triumf ndaj çdo polemike,mbi çdo tentativë destabilizimi dhe dezorientimi që synontë të mbajë të shkëputur Kosovën nga ky qëllim.
Përgëzoj autoritetet shtetërore të Republikës së Kosovës për vendimin e ndërmarrë historik duke premtuar përkrahjen tonë të plotë mbi përvojën e deritanishme në procesin e integrimit, ka shkruar më tej Grubi.
Me aplikimin për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian, Kosova ka formalizuar orientimin e saj të kahmotshëm properëndimor duke na u bashkangjitur në rrugëtimin e misioneve që garantojnë sigurinë dhe të ardhmen progresive të vendeve tona.
Ky hap është triumf ndaj çdo polemike, mbi çdo tentativë destabilizimi dhe dezorientimi që synonte të mbajë të shkëputur Kosovën nga ky qëllim.
Përgëzoj autoritetet shtetërore të Republikës së Kosovës për vendimin e ndërmarrë historik duke premtuar përkrahjen tonë të plotë mbi përvojën e deritanishme në procesin e integrimit.
Bashkë drejt qëllimit për të ardhmen e sigurt të përparimit!