Grubi: Kujdesi ndaj fëmijëve asnjëherë nuk mjafton

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi me rastin e festave tëfund vitit ka vizituar fëmijët e Shkollës Fillore për fëmijë me nevojatë veçanta “Ardhmëria-Idnina” në Komunën e Çairit dhe fëmijëtparashkollorë të çerdhes Fidani.Grubi me këtë rast, u ka ndarë paketa me dhurata fëmijëve duke judëshiruar që të ritën e të bëhen të zotë dhe të aftë për veten e tyredhe për gjithë shoqërinë.Gjatë takimit me përgjegjësit e këtyre institucioneve arsimore,zëvendëskryeministri i parë Grubi ka biseduar për aktivitetet dhemënyrën e funksionimit në këtë periudhë të vështirë me pandeminë eshkaktuar nga virusi COVID-19 që ka kapluar jo vetëm vendin tonë poredhe mbarë botën.Grubi me këtë rast ka thënë se është përgjegjësi e të gjithëve që t’jugjendemi pranë fëmijëve, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta. NëQeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut fëmijët me nevoja tëveçanta, por edhe të gjithë fëmijët tjerë kanë derën e hapur dhe aty dotë gjejnë përkrahësin e tyre më të fuqishëm.Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjithashtu ka thënë se viti 2020 ishtenjë vit i vështirë për gjithë shoqërinë e në veçanti për prindërit efëmijëve me nevoja të veçanta. Grubi shpreson se gjatë vitit 2021, metejkalimin e pandemisë, Qeveria e RMV-së do të përqendrohet edhe mëshumë në lehtësimin e përditshmërisë së këtyre fëmijëve.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…