Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi ka dhënë edhe një lajm të mirë para festive të fundvitit, nëpërmes një statusi në rrjetet sociale, Grubi ka njoftuar se në seancën e djeshme, Kuvendi i Maqedonisë ka ratikuar propozimin e Qeverisë për heqjen e kufirit me Republikën e Kosovës.
Grubi shton pas këtij vendimi do të fillojë të zbatohet, aplikohet, praktika një pike të përbashkët kontrolli me aplikacion dhe databazë të përbashkët.
Sipas Grubit, një rajon i hapur i kontribuon zhvillimit të përgjithshëm, njohjes së ndërsjelltë, rrënimit të paragjykimeve, fqinjësisë së mirë.
“Ky fundvit po sjell një tjetër lajm të bukur sa i përket heqjes së barrierave vështirësuese të lëvizjes sonë ndërkufitare. Kuvendi ratifikoi dje propozimin e Qeverisë për heqjen e kufirit me Republikën e Kosovës nëpërmjet vendosjes së një pike të përbashkët kontrolli me aplikacion dhe databazë të përbashkët. Një rajon i hapur i kontribuon zhvillimit të përgjithshëm, njohjes së ndërsjelltë, rrënimit të paragjykimeve, fqinjësisë së mirë dhe hapërimit më të shpejtë drejt horizontit të përbashkët të Europës”, ka shkruar Grubi.