Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorë sonte në prani të një numri të madh të qytetarëve ka mbajtur dhe takimin përmbyllës në Tetovë. Krahas kryetarit Ahmeti, fjalim përshëndetës ka mbajtur edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, sekretari gjeneral i BDI Faton Ahmeti si dhe sekretari shtetëror në ministrinë e Kulturës Valmir Aziri.
Me përkulje falenderoj qytetarët e Tetovës për organizim të shkëlqyër të këtyre takimeve gjatë gjithë javës. Çdo krizë është edhe një mundësi dhe ajo cfarë bëjmë në kohëra vendimtare na përcakton të ardhmen. Kishim krizë me adimistratorët tanë, me shpërndarjen dhe avancimin e tyre, e zbatuam gjuhën shqipe themeluam insitucione tona, regjistruam popullsinë, tejkaluam të gjitha sfidat dhe problemet, projektuam projekte madhore si korridori 8, Rrugën e Arbërit, për Portin e Thatë, ta bëjmë Malin Sharr Park Kombëtar, të bëjmë Ansamblin tonë të këngëve dhe valleve. Poashtu, menaxhaum krizën energjetike, rritën pagën minimale, ulën papunësinë, në buxhetin e vitit 2023 300 milion euro të parashikuara për korridorin 8 një projekt madhor, shumë para investime për teatrin muzikor, për bibliotekën që po ndërtohet, para shtesë për spitalin e Kërçovës dhe shumë tjera. Mund të përmend shumë investime të reja në zonën e lirë ekonomike, ulën çmimet e produkteve ushqimore, ngrimë çmimet dhe ulëm marzhat për të ndihmuar qytetarët tanë. Kjo u bë falë mirëmënaxhimit të ministrave tanë. Themeluam Universitetin Nënë Tereza, shkollën në Reçicë e Vizberg, e mos të flas për abetaren e përbashkët. Sot Bujari po udhëheq me OSBE, vendosëm dialog strategjik me SHBA-të, u anëtarësuam në NATO, miratuam marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, ndaj sot po e shpiejmë këtë vend drejt BE-së. Kur në rajon si Kosova, Bosna, Mali i Zi apo Bullgari kemi konflikte dhe mosmarrëveshje, kur Rusia ka nevojë për vatra zjarri, neve këtu nuk na duhen vatra zjarri, por na duhet paqe stabilitet dhe siguri, sepse ky vit do të vijoj me realizimin e shumë projekteve përparimtare për Maqedoninë e Veriut. Dje me siguri dëgjuat deklaratat e politikaneve maqedonas që thanë se UÇK nuk e ka fituar luftën, e krahas me ta ka edhe të tjerë që po ushtrojnë të njejtën politikë përçarëse, ndaj mos u bëni si ata, sepse na duhet unitet, krahas idhëtarëve, studentëve e intelektualëve që janë krah i BDI-së. Shpesh mendoj që punët më të rëndësishme për shqiptarët këtu, kanë nisur nga Tetova, përfshirë gjuhën, flamurin, univeristetin, ndaj mendoj që një punë që së ka nisëm në Tetovë nuk ka bereqet! Kryetari thotë kur ta nisni një punë mendojeni fundit si do ju del?! Të mendojmë se çfarë do thonë për në gjeneratat e ardhshme, fëmijët tane që sot jemi krah misionit të liderit Ali Ahmeti. Të gjithë ata që bëjnë fushatë të çmendur kundër Ali Ahmetit, unë ju them Mos u ngucni kah Ali Ahmeti, tha Grubi.