Grubi – Kyuchyuk: Rajoni duhet fuqishëm të etablojë politikëbërje të përbashkët progresive

Sot, Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi ka pritur në takim eurodeputetin bullgar, Ilhan Kyuchyuk.

Ndryshimet kushtetuese duhen parë dhe perceptuar drejtë në prizmën e perspektivës më të madhe zhvillimore të vendit dhe përforcimit të vlerave të demokracisë, ka theksuar Grubi pas takimit.

Me eurodeputetin bullgar Ilhan Kyuchyuk diskutuam sot mbi sfidat e integrimit europian të vendit dhe mbarë rajonit, duke komentuar mbi momentumin jetik që nuk duhet lëshuar për të vulosur të ardhmen europiane.

Ndryshimet kushtetuese duhen parë dhe perceptuar drejtë në prizmën e perspektivës më të madhe zhvillimore të vendit dhe përforcimit të vlerave të demokracisë.

Rajoni duhet fuqishëm të etablojë politikëbërje të përbashkët progresive, të zgjidhë kontestet që ia bllokojnë shtegun pa alternativë tjetër përparimi, atë drejt Bashkimit Europian.

https://www.facebook.com/photo?fbid=814122503410603&set=pcb.814122936743893
Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…