GRUBI: Momenti më i bukur i vitit 2020, anëtarësimi i RMV-së në NATO dhe bashkimi me Shqipërinë në aleancën veri-atlantike (VIDEO)

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në Opinion me gazetarin Blendi Fevziu ku dhe u përzgjodh si një nga personazhet e vitit 2020, ka deklaruar se një nga të arriturat më të mira gjatë vitit 2020 ka qenë anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe bashkimi i saj me Shqipërinë në këtë aleancë veri-atlantike, informon GAZETA.MK“Ndoshta asnjëri në rrafsh personal, por në pjesën profesionale ishte anëtarësimi i vendit në NATO dhe vulosja e përcaktimit rilindas ndër shqiptarët se “Dielli për ne lind në perëndim” dhe përfundimisht shqiptarët si faktor kyç fituam të drejtat e kësaj anije të quajtur Maqedoni e Veriut por dhe të Shqipërisë pasi tashmë jemi bashkë nën ombrellën e aleancës veri-atlantike, kurse kurorë e karrierës politike ishte edhe vendimi i Këshillit Evropian për çelje të negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë si dhe e treta do të jetë fitorja e madhe në zgjedhjet e 15 korrikut.”

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…