Zëvendëskryeministri Grubi gjatë emisionit debativ Click plus në Tv21 shprehet i bindur se në opozitë ka rryma pro-evropiane që do të votojnë ndryshimet kushtetuese.
Ai tha se edhe 6 deputetë pro ndryshimeve kushtetuese do të gjenden në radhët e opozitës, e cila është e përbërë edhe nga disa parti në koalicion me VMRO DPMNE-në dhe se ka deputetë pro-evropianë që do të votojnë për ndryshimet.
Njëkohësisht do të sjellin reforma në VMRO-DPMNE, theksoi mes tjerave Grubi.
“Tani kemi 74 deputetë, 64 nga koalicioni qeveritar, 8 ASH dhe 2 BESA, 6 të tjerë do t’i gjejmë me opozitën. Me deputetë të VMRO-DPMNE-së kemi kontakte çdo ditë, disa do të votojnë, jam i bindur”, është përgjigjur prerë Grubi.