Grubi në RTK: Përkrahim transferimin e të burgosurve të rastit të Kumanovës në vendlindjen e tyre

Më vjen shumë keq për atë çfarë ka ndodhur në Kumanovë. Ditën kur ka ndodhur rasti i Kumanovës, grupi kishte kontaktuar me komunitetin ndërkombëtar, ata më kontaktuan mua dhe na lidhën ndërmjet vete që të kontaktojmë pasi që ata deshën që të dorëzoheshin, një grup prej tyre dhe unë me këtë rast kam komunikuar gjatë gjithë ditës me ta, që nga mëngjesi e deri në ora 20 apo 21 e mbrëmjes së njëjte dhe si rezultat i atij komunikimi janë dorëzuar më shumë se 30 persona dhe shpëtuan nga gjithë ai luftim që ishte i tmerrshëm. Këto biseda ishin të përgjuara dhe u transmetuan gjatë procesit të gjykimit. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në emisionin “Natën me Fatmir Spahiun” në Televizionin Kombëtar të Kosovës.“Ishte rast i panevojshëm, nuk u deshtë fare të ndodh dhe nuk e di se përse ndodhi , nuk e di se kush ishte ai që i instrumentalizoi dhe prandaj është ide e jona, e kemi futur dhe në program por edhe në marrëveshjen e koalicionit që kërkojmë ndërhyrje ndërkombëtare në hetimin e këtij rasti dhe zbardhjen e të gjithë personave të cilët kanë ndërhyrë”, deklaroi Grubi në RTK.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…