“Në Shipkovicë dhe mbarë Malësinë e Tetovës, në krye me Ali Ahmetin, u shkrua kapitulli i lirisë dhe barazisë, po këtu fillon të shkruhet kapitulli i së ardhmes europiane”, kështu është shprehur Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë në një postim në rrjetet sociale pas takimit të së mërkurës të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, me qytetarë dhe bazën partiake në kuadër të tubimeve “Bashkë për Europë”.
“Me zemër e mendje kah horizonti i Europës, me vlerat tona kombëtare, me dinjitet e potencial të pamohueshëm për realizimin e misionit të përparimit. Në Shipkovicë dhe mbarë Malësinë e Tetovës në krye me Ali Ahmetin u shkrua kapitulli i lirisë dhe barazisë, po këtu fillon të shkruhet kapitulli i së ardhmes europiane. Për të mirën e fëmijëve tanë, le të lëvizim çdo gur që pengon perspektivën e tyre! Bashkë për në Europë”, ka shkruar Grubi.