Grubi në Tiranë takoi kryetarin e kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi gjatë ditës së dytë tëqëndrimit në Shqipëri, sot ka takuar kryetarin e kuvendit të Republikëssë Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi.Grubi dhe Ruçi biseduan për ngjarjet aktuale në të dy vendet, si dhe përaktivitetet e parashikuara në periudhën që vijon në rrugën e integrimitEvropian ku konstatuan se duhet të përforcojnë bashkëpunimin në nivel mëtë lartë.Zëvendëskryeministri i parë Grubi theksoi se Shkupi dhe Tirana kanëmarrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe dhe potencoi se Qeveria e RMV-sësistematikisht angazhohet për politikë të fqinjësisë së mirë dhe përintegrimin sa më të shpejtë në BE.Të dy bashkëbiseduesit janë dakorduar se definimi i saktë i numrit tëpopullsisë që jeton në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të ndikojënë zgjerimin e aksesit të zhvillimit të rajoneve në mënyrë të barabartë,shërbime më të mira publike, ndarje proporcionale e buxhetit dhe nëpërfaqësimin më të lartë institucional përfshirë këtu kryeparlamentarindhe pozitën e zëvendëskryeministrit të parë.Gjatë takimit u tha se të dy vendet fqinje ndajnë interesa të përbashkëtnë shumë fusha dhe në këtë drejtim, projektet ekonomike,infrastrukturore dhe energjetike janë me rëndësi të veçantë, siç ështëndërtimi i rrugës Qafë Thanë – Elbasan, si pjesë e Korridorit 8,autostrada Elbasan – Dibër, si edhe lidhja hekurudhore ndërmjet dyvendeve, projekte që janë në vijim e sipër.Nga ana e tij, kryetari i kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi katheksuar se është e rëndësishme që partitë politike shqiptare nëMaqedoni të Veriut të koordinohen dhe të kenë qëndrime të unifikuara përçështjet e përbashkëta të shqiptarëve përfshirë këtu edhe procesin eregjistrimit të popullsisë si një projekt i rëndësisë së madhe përshtetin dhe rajonin.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…