Grubi nga Dibra: Programi i kryetari Hekuran Duka është vetë zëri i dibranëve

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të Bashkimit Demokratik për Integrim në qytetin e Dibrës ku u prezantua kandidati për kryetar komune, z. Hekuran Duka dhe lista e këshilltarëve ka thënë se projektet të cilat i prezantoi kryetari aktual dhe i katër viteve të ardhme, z. Hekuran Duka janë projekte që ndihmojnë banorët e kësaj dhe nevojë të cilën e din vetëm dibranët dhe jo ata që vijnë nga Shkupi.“Detyra jonë, e imja, e Bujarit, e Naserit, e Jetonit, e Kreshnikut, e Fatmirit, e zëvendësministrave, sekretarëve shtetëror, drejtorëve, zëvendësdrejtorëve është që t’i qëndrojmë prapa atij programi të Hekuran Dukës dhe ta realizojmë. Idetë, dëshirat dhe nevojat e dibranëve i paraqet kryetari Hekuran Duka, ne jemi këtu për t’ia nënshkruar kontratën të cilën ai e bën me juve me 17 Tetor dhe të garantojmë që ato do të zbatohen ashtu siç janë zbatuar të gjitha projektet, absolutisht të gjitha projektet të cilat Hekuran Duka dhe administrata e komunës së Dibrës i ka dorëzuar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut,” ka deklaruar Grubi.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…