Grubi nga Gostivari: Një kryetar që ofendon secilin prej jush, nuk meriton të jetë aty, meriton ta çojmë te shpia (VIDEO)

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit përmbyllës të Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar ku u prezantua kandidati për kryetar komune, z. Nevzat Bejta dhe lista e këshilltarëve para të pranishmëve ka thënë se një kryetar që ofendon secilin prej jush nuk meriton të  jetë aty meriton ta çojmë te shpia.“Gostivari gangsta sonte. Ju vërtet jeni bandita ma të mirë në këtë dynja. Kriminela, bandita, shuplaka, kërmilla, bretkoca, e kanë bo hallakam, vëllezër e motra. Edhe Gostivarin e kanë bo komplet hallakam, një kryetar që ofendon secilin prej jush, nuk meriton të jetë aty, meriton ta çojmë te shpia.” theksoi Grubi.