Grubi nga Kërçova: Në Uskanë me BDI-në mund të rijnë edhe Aleanca, Alternative e Besa (VIDEO)

Në Kërçovë, në Uskanë nuk kam mbet kënd pa e sjellë sepse krejt janë me ne. Askush nuk i del përpara grupit tonë se është vërtetë më i forti, të merr përpara si cunami në shi e në borë. Bashkë krejt këta shokët e mi, në borë e në shi, pikërisht siç është sonte, ushtarët e Ali Ahmetit jemi në përkrahje të Fatmir Deharit. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të BDI-së në Kërçovë ku u prezantua kandidati për kryetar komune, z. Fatmir Dehari dhe lista e këshilltarëve.“Nuk fshihemi skutave, nuk fshihemi në errësirë, dalim në mejdan mu në shesh të Kërçovës sepse kemi ardhur për të përkrah Fatmir Deharin. Në Kërçovë me neve mund të rijnë të gjithë, edhe Aleanca, edhe Alternativa, edhe Besa të gjithë janë me Ali Ahmetin dhe me Fatmir Deharin në këto zgjedhje dhe kështu duhet të jetë sepse Kërçova është fitorja më e madhe e Marrëveshjes së Ohrit e luftës së vitit 2001 dhe Kërçova për asnjë çmim nuk guxon të rrezikohet prandaj të gjithë janë bërë tok dhe bashkë në përkrahje të Fatmir Deharit, në përkrahje të numrit 3,” është shprehur Grubi.