Grubi nga Struga: Këto zgjedhje lokale janë zgjedhje për Ali Ahmetin, votoni numrin 3 (VIDEO)

Hajde të ja fikim bashkë të gjitha “llambat” atyre (opozitës) nga Struga e deri në Likovë me FITORE absolute të Bashkimit Demokratik për Integrim, duke rrethuar numrin 3 dhe duke ia dhuruar fitoren më të madhe në historinë e BDI-së prijësit të kombit, rilindësit të fundit Ali Ahmeti pasi që këto zgjedhje lokale janë zgjedhje për Ali Ahmetin. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të BDI-së në Strugë ku u prezantua kandidati për kryetar komune, z. Ramiz Merko dhe lista e këshilltarëve.“Vërtetë Ramiz Merko ja fiku dritat para katër viteve, llambat i thoni ju këtu në Strugë, ja ka bërë terr nuk shef gjë, ka “pajk” thonë nga Tetova, por përveç që ja ka fikur llambat siç i thoni ju këtu në Strugë para katër viteve, hajde tash të ja fikim bashkë të gjitha llambat nga Struga e deri në Likovë, FITORE absolute për BDI-në. Rrethoni numrin 3 dhe këto zgjedhje dhurojani fitoren më të madhe në historinë e BDI-së Ali Ahmetit se janë zgjedhje për Ali Ahmetin,“ është shprehur zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi.