Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e 100 ditëvetë para të saj, përmes një konference për shtyp para opinionit kaprezantuar llogaridhënien e saj.Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi me këtë rast në cilësinëe përfaqësuesit më të lartë shqiptar në Qeveri, ka thënë se me krenarimund të konstatohet se kohezionin mes partnerëve qeveritar po e ndjejnëtë gjithë qytetarët dhe komuniteti ndërkombëtar edhe atë që nga dita eparë e punës së kësaj qeverie.Sipas Grubit prioritetet e qeverisë tashmë janë të njohura për tëgjithë, përkatësisht pasi që RMV u bë anëtare e NATO-së, u përmbyllëpjesa normative e Marrëveshjes së Ohrit dhe u zbatuan reformat urgjentesistemore, tani më mbetet të realizohet ripërtëritja dhe zhvillimiekonomik, sundimi i së drejtës dhe anëtarësimi i merituar dhe i pastërsi kristali në Bashkimin Evropian bashkë me të gjitha elementetshoqëruese për standard më të mirë për të gjithë qytetarët.Ky është fjalimi integral i z. Grubi:Të nderuar qytetarë, mediaI nderuar Kryetar i QRMV-sëFitorja e madhe e BDI-së dhe LSDM-së e 15 korrikut ishte vërtetim ipolitikave dhe vendimeve të guximshme të koalicionit qeveritar i cili emori përkrahjen e madhe që të vazhdojë në rrugën e njëjtë të rritjesekonomike, përcaktimit perëndimor, shoqërisë së qytetarëve të barabartëdhe drejtësisë joselektive përmes sundimit të së drejtës.Në praktikën politike dhe kulturën demokratike, 100 ditë pas zgjedhjessë Qeverisë është periudhë në të cilën opozita përmbahet nga kritika dhelejon hapësirë për etablimin e kabinetit e jo për llogaridhënie sepse nëfakt llogaridhënia jonë është e përditshme.Më lejoni që të ndërlidhem në paraqitjen e Kryetarit të Qeverisë meinformata shtesë për100 ditëshin.Fillimisht, në cilësinë e përfaqësuesit më të lartë shqiptar në Qeverinëtonë, do të kisha dashur të jap mbështetje të plotë ndaj komunitetitmaqedonas në tentimet e përbashkëta për ti filluar negociatat përanëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të përsëris dhe t’ju bind se nëasnjë moment me fqinjin tonë nuk bisedohet për çështje gjuhësore dhe tëidentitetit dhe prandaj nuk ka aspak hapësirë për çfarë do qoftë frike,ndërsa vërtetim më i mirë për këtë është perspektiva e ditës së sotme dyvjet pas ndryshimeve kushtetuese dhe Marrëveshjes së Prespës me ç’rast ubëmë anëtare e NATO-së dhe shtet i përbashkët i pranuar ndërkombtarisht.Detyra ime është që të angazhohem për kohezionin dhe koordinimin eresorëve politik në koalicionin qeveritar dhe me krenari mund tëkonstatoj se kohezionin mes partnerëve qeveritar e ndjejnë qytetarët dhekomuniteti ndërkombëtar që nga dita e parë e punës së kësaj Qeverie.Prioritetet tona janë mirë të njohura për publikun, përkatësisht pasiqë u bëmë anëtare e NATO-së, e përmbyllëm pjesën normative tëMarrëveshjes së Ohrit dhe i zbatuam reformat urgjente sistemore, atojanë ripërtëritja dhe zhvillimi ekonomik, sundimi i së drejtës dheanëtarësimi i merituar i pastër si kristali në Bashkimin Evropian bashkëme të gjitha elementet shoqëruese për standard më të mirë për të gjithëqytetarët.Marrëveshja e koalicionit e shndërruar në program të përbashkëtqeveritar është prodhim i kompromisit dhe përmbledhje e zgjidhjeve më tëmira për realizimin e projekteve në tre vitet e gjysmë në vijim.Qeverisjen e filluam me demonstrimin e ligjshmërisë përmes rrënimit tëndërtimit pa leje në Çair në mbështetje të komunës që të japim sinjalpër përcaktimin tonë.Gjithashtu dua të theksoj se Qeveria e miratoi Propozim-ligjin përshpërndarjen e nëpunësve administrative përmes programit K-5.Propozim-ligji sot është në procedurë kuvendore, përkatësisht nëmiratim, ndërsa për efektet do ta informojmë opinionin në mënyrëplotësuese.Këtu, dua ta theksoj procesin e njohjes së diplomave të nëpunësveadministrativ gjë që u bë realitet, me çka i motivojmë ata që të mbindërtohen dhe avancohen, por edhe të kontribuojnë në zhvillimin dhepunën e organeve të administratës shtetërore.I hapëm kufijtë me fqinjët tanë, u dakorduam për mbledhje të përbashkëtme Qeverinë e Kosovës, do të vijojë edhe me Greqinë dhe me fqinjëttjerë, 9 miliard euro u ndanë për Evropën Juglindore, organizuam vizitëne parë të Kryeministrit të Kosovës, e nënshkruam Memorandumin 5G meSHBA, e përfunduam shpronësimin e autostradës Shkup- Bllacë e cilatashmë po ndërtohet, e përfunduam renovimin e repartit kirurgjik nëGostivar dhe ngrohjen ekologjike në Spitalin Gjinekologjikë në Çair, eshënuam 22 Nëntorin, miratuam pako prej 470 milion euro, të plotësuaredhe në mbledhjen e fundit të Qeverisë, siguruam mbi 830 mijë vaksina, epërfunduam Teatrin Shqiptar, siguruam finansim të projekteve të komunaveedhe përmes rebalancit edhe përmes TAV bashkë edhe me instrumente tëreja për ndihmë dhe mbështetje të komunave.Të nderuar,Menjëherë pas formimit të Qeverisë e vërtetuam përcaktimin edhe përrealizimin e Regjistrimit të popullsisë i paraparë për muajin prill tëvitit të ardhshëm, si element i rëndësishëm statistikor dhe pjesë erëndësishme e planifikimit të politikave të Qeverisë.Gjithashtu, politikat tona prioritare në periudhën para nesh krahassundimit të së drejtës, barazisë dhe ekonomisë janë zgjidhja eproblemeve me vendet e punës, deponitë, kanalizimet, ujësjellësi,gazifikimi dhe përfundimi i Korridorit 8.Të nderuar, më lejoni ti drejtohem edhe opozitës. Fitoret e djeshme nëPllasnicë dhe Shtip janë vërtetim dhe paralajmërim për atë që do tëvijojë në tetor të vitit të ardhshëm. Dita e djeshme është sinjal qëbojkotimi i koordinuar dhe i qëllimshëm i seancave të Kuvendit, tëgëzuarit për mos mbajtjen e konferencës me BE-në dhe bllokimi ipërditshëm i rrugëve për kauzë të shpikur, nuk kalon dhe nuk kambështetje.Prandaj, i ftoj partitë opozitare që ta pranojnë dorën tonë të shtrirëpër bashkëpunim të sinqertë, për unitet, për konstruktivitet.Të nderuar qytetarë, do ta përsëris, në Qeverinë tonë, VIP ulëset janëtë rezervuara për Ju.Ne filluam ndërtimin e një shoqërie të re të qytetarëve të barabartëedhe në të drejta edhe në përgjegjësi.Prandaj, na vlerësoni për nga puna e jo për nga fjalët, për ngarealizimi e jo për nga premtimi.Bashkë, në 2024 do ju pyesim nëse sot jeni më mirë prej para 4 viteve.Nëse shumica prej jush thonë PO, atëherë qeverisja jonë ka qenë esuksesshme.Ju faleminderit!