Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dheMarrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi sot në kabinetin e tijtakoi Ambasadoren e Malit të Zi znj.Marija Petroviq. Grubi dhe Petroviq konfirmuan se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mesvete kanë një miqësi dhe bashkëpunim të mirë, respektojnë të njëjtatvlera, përkatësisht Bashkimin Evropian dhe NATO-në.Gjithashtu gjatë këtij takimi u theksua se Republika e Maqedonisë sëVeriut ka një rol të rëndësishëm dhe konstruktiv në avancimin emarrëdhënieve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe njëherësh ështëshembull i mirë ku qytetarët treguan pjekuri demokratike dhe vendosën qësundimin i ligjit dhe vlerat demokratike të mos ndalen.znj.Marija Petroviç falënderoi z.Grubi për përkrahjen që Republika eMaqedonisë së Veriut ia jep Malit të Zi në rrugën e saj drejt integrimitnë Bashkimin Evropian.Ambasadorja e Malit të Zi znj.Marija Petroviç dhe zëvendës kryeministrii parë z.Artan Grubi ranë dakord që të dy vendet të vazhdojnë nëmbajtjen e marrëdhënieve të mira dypalëshe dhe me këtë të përforcohetdhe bashkëpunimin ekonomik.