Grubi pret ambasadoren rumune Axinte: Meritojmë datë tani

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistempolitik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka pritursot në takim ambasadoren e re të Republikës së Rumanisë në Republikën eMaqedonisë së Veriut, Adela Monica Axinte.Në takim, dy bashkëbiseduesit kanë shprehur mbështetje të ndërsjellë qëjapin dy vendet, derisa ambasadorja Adela Monica Axinte ka theksuarmbështetje të plotë nga vendi i saj për perspektivat europiane të vendittonë.Në këtë drejtim, është vlerësuar se ekziston interes strategjik i gjithërajonit dhe Europës që këto prespektiva të jenë si mesazh i fuqishëm qëvendi ynë të vazhdojë më tej rrugën e reformave që janë në të mirë tëqytetarëve, e gjithashtu mbi realizimin e qëllimeve strategjike.Grubi gjatë takimit e ka informuar ambasadoren Axinte për proçesetpolitike në vend, reformat në sistemin e drejtësisë, procesin eregjistrimit, kurse kanë biseduar për zgjedhjet lokale të cilat pritettë mbahen diku në fund të vitit si dhe imunizimin që po bëhet në mbarëvendin.Anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, Grubi dheambasadorja Axinte e kanë cilësuar si kontribut në sigurinë e gjithërajonit, derisa kanë përshëndetur politikat zhvillimore tëmultikulturalizmit si një shembull në korniza të gjera.“Qytetarë tanë dhe vendi ynë meritojnē dyaë tani për çelje tënegociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. I kemi bërë të gjithadhe tani është rradha e Brukselit ta mban fjalën e vet”, tha Grubi.Grubi dhe Axinte kanë diskutuar dhe mbi avancimin e bashkëpunimit mes dyvendeve në sferën e ekonomisë, tregtisë, energjetikës, transportit,turizmit, kulturës dhe arsimit.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…