Grubi pret ambasadorin francez Timonie: Maqedonia e Veriut po ecë në drejtim të duhur

Maqedonia e Veriut ka shënuar përparim në shumë lëmi dhe ka arritur të ecë përpara në planin ndërkombëtar sa i takon procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Procesi i reformave do të vazhdojë pa ndërprerë me qëllim që të jepet sinjal pozitiv tek partnerët tanë evropian. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive z.Artan Grubi gjatë takimit të sotëm me ambasadorin e Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z.Kristijan Timonie. Zëvendëskryeministri i parë Grubi shprehu falënderim për përkrahjen që merr Republika e Maqedonisë së Veriut nga Republika e Francës në përpjekjet për realizimin e prioriteteve strategjike të vendit dhe njëherësh edhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dypalësh. Grubi i ka thënë ambasadorit francez se Qeveria do të vazhdojë të funksionojë me dinamikën më të lartë pasi që është e angazhuar që progresi i vendit të vazhdojë në të gjitha fushat e mundshme. Ai gjithashtu i ka thënë ambasadorit Timonie se përcaktim i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut janë institucionet funksionale, të cilat në mënyrë aktive dhe transparente do të punojnë në realizimin e reformave që janë në interes të të gjithë qytetarëve dhe procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Gjatë takimit mes zëvendëskryeministrit të parë Grubi dhe ambasadorit të Francës Timonie u konkludua se prej një rëndësie të veçantë është funksionimi i mirëfilltë i drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit. Grubi në këtë drejtim i konfirmoi qëndrimin e tij ambasadorit Timonie se rruga e drejtësisë joselektive dhe sundimi i ligjit do të arrihet përmes transparencës së plotë dhe vetingut që do të kryhet ndaj bartësve të funksioneve publike, gjykatësve dhe prokurorëve. Grubi dhe Timonie hapën temën edhe të regjistrimit të popullsisë, proces të cilin e vlerësuan si senzitiv dhe me këtë rast u dakorduan se duhet të plotësohen të gjitha kushtet që i njëjti të jetë sa më kredibil. Në fund të takimit Grubi dhe Timonie shkëmbyen mendime edhe rreth mundësive të thellimit të marrëdhënieve dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Francës.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…