Grubi pret ambasadorin polak Ticinjski: Maqedonia e Veriut po ecë në drejtim të duhur

Maqedonia e Veriut ka shënuar përparim në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Zbatimi i reformave do të vazhdojë pa ndal me qëllim që vendi të jep sinjal pozitiv tek partnerët evropian.Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive z.Artan Grubi gjatë takimit me ambasadorin e Polonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z.Vojcieh Ticinjski.Gjatë këtij takimi të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për marrëdhëniet e mira miqësore midis dy vendeve, ku theks i veçantë u vu në mbështetjen e qartë të Polonisë sa i përket fillimit të negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, duke mos harruar dhe bashkëpunimin e mirë si aleatë të NATO-së si dhe gatishmërinë e Polonisë për të këmbyer përvojat e saja në rrugën drejt anëtarësimit në BE-së, rrugë kjo që është e mundimshme por ia vlen për të ardhmen e qytetarëve.Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjithashtu i ka thënë ambasadorit Ticinjski se institucionet funksionale, të cilat në mënyrë transparente dhe aktive po punojnë në realizimin e reformave që janë në interes të të gjithë qytetarëve dhe procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian janë dhe do të mbeten përcaktim i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.Grubi dhe Ticinjski nuk mbetën pa biseduar edhe për situatën e krijuar në vend por dhe në mbarë botën me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19. Të dy bashkë u pajtuan se vendi duhet të bëj përpjekje maksimale me qëllim menaxhimin sa më të suksesshëm të situatës me virusin COVID-19 me qëllim që të mund sa më shpejt t’i kthehet normalitetit.Grubi para ambasadorit të Polonisë Ticinjski gjithashtu përsëriti qëndrimin e tij se pa mbisundimin e ligjit dhe eliminimin e drejtësisë selektive nuk mund të kemi një zhvillim ekonomik dhe investime me kushtet të barabarta për të gjithë qytetarët e vendit, por i tha ambasadorit se kjo do të arrihet përmes transparencës së plotë dhe vetingut ndaj bartësve të funksioneve publike, gjykatësve dhe prokurorëve.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…