Grubi pret në takim ambasadorin evropian Geer

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistempolitik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot kapritur në takim ambasadorin dhe shefin e delegacionit të BashkimitEvropian, z David Geer.Mbështetja për proceset e zhvillimit dhe integrimit të Republikës sëMaqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian me theks të veçantë avancimine mëtutjeshëm të proceseve reformuese dhe politikave të dialogut dheqëllimeve strategjike të shtetit, ishin vetëm një pjesë e bisedës mestyre.Procesi i Regjistrimit ishte një nga pikat tjera që u diskutua sot mesGrubit dhe Geer, proces ky shumë i rëndësishëm për vendin, kuZëvendëskryeministri i parë e njoftoi atë se Regjistrimi i popullësisëvazhdon edhe më tej në diasporë, kurse në muajin shtator i njejti do tërealizohet edhe në teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut mepërkrahjen edhe të opozitës dhe shoqërisë civile.Zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe ambasadori evropian Geer shkëmbyenmendime edhe rreth aktiviteteve që po ndërmerr Qeveria por edheinstitucionet tjera përkatëse në reformat administrative në institucionetë ndryshme për një administratë më efikase dhe shërbime më të mira ndajqytetarëve nëpërmjet të ndryshimeve ligjore që tashmë janë draftuar mendihmën e Bashkimin Europian dhe shpejtë do të dërgohen në Kuvend.Lufta kundër krimit dhe korrupsionit si dhe sundimi i së drejtës nëbashkëpunim me të gjithë partnerët ndërkombëtarë ishin poashtu pjesë ebisedës mes Grubit dhe Geer, ku mes tjerave u diskutua edhe për njëgjyqësor më efikas, lirinë e mediave dhe funksionin e pavarur tëinstitucioneve, derisa kur bëhet fjalë për sundimin e së drejtës, Grubika theksuar se nuk ka individë apo institucione të paprekshme dhe kështudo të vazhdohet që të motivohen në punë të gjitha institucionetkompetente.Zëvendëskryeministri i parë Grubi, gjithashtu gjatë këtij takimi i kathënë ambasadorit Geer se Qeveria mbetet e përkushtuar që të funksiononnë mënyrë gjithëpërfshirëse, të mbaj kujdes për shëndetin dhe jetën eqytetarëve por edhe të mbaj llogari për kompanitë të cilat kanë pësuarhumbje ekonomike gjatë Pandemisë, e me këtë rast e ka falënderuarambasadorin Geer për angazhimin e tij në sigurimin e vaksinave përqytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku tashmë në mbarëvendin ka nisur imunizimi masiv i popullatës me vaksina të cilat arrijnëçdo ditë.Zgjedhjet lokale gjithashtu ishin pjesë e bisedës gjatë këtij takimi. Tënjejtat pritet të mbahen në muajin Tetor të këtij viti dhe si procesjanë shumë të rëndësishme për vendin.Në fund të këtij takimi, Grubi dhe Geer kanë diskutuar edhe mbi situatënpolitike në vend, proceset nëpër të cilat kalon Republika e Maqedonisësë Veriut si dhe nevoja e një vetëdije më e lartë nga ana e të gjithësubjekteve politike për funksionim më adekuat të Kuvendit republikan, nëfavor të nevojave të qytetarëve dhe implementimit të agjendës evropiane.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…