Grubi pret në takim Hoxhajn: Është koha që Ballkani të hap kapitullin e bashkëpunimit më të fuqishëm për ardhmërinë e zhvillimit

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi ka pritur në takim sot ish Zëvendës kryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj.

E ardhmja europiane e vendeve tona ishte në fokusin e bisedës sonë që kërkon kompaktësi të guximshme veprimi në nivel rajonal, ruajtje të stabilitetit dhe parneritetit euro-amerikan, ka shkruar mes tjerash Grubi.

Ishte kënaqësi të mirëprisja sot në takim Nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ish Zëvendëskryeministrin, z. Enver Hoxhaj.

E ardhmja europiane e vendeve tona ishte në fokusin e bisedës sonë që kërkon kompaktësi të guximshme veprimi në nivel rajonal, ruajtje të stabilitetit dhe parneritetit euro-amerikan.

Shprehëm shqetësimin e përbashkët për situatën e tensionuar në raportet mes Kosovës dhe Serbisë duke dënuar ashpër provokimin e Serbisë me rrëmbimin e zyrtarëve policor të shtetit të Kosovës.

Vazhdojmë të kërkojmë zëshëm lirimin e tyre të menjëhershëm dhe rikthimin e dialogut mbi parimin e njohjes së ndërsjelltë, si dhe ndamë të njejtin qëndrim mbi rëndësinë e miratimin të ndryshimeve kushtetuese dhe zgjidhjen e kontestit të vendit tonë me Bullgarinë.

Është koha Ballkani të hapë kapitullin e bashkëpunimit më të fuqishëm për ardhmërinë e zhvillimit!

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…