Grubi: Prioritet i Qeverisë është ruajtja e partneritetit financiar me BE, sigurimi i fondeve për zhvillim cilësorë

Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi i shoqëruar nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ministrat e BDI-së, deputetët e zonës, sekretarët shtetërorë, biznesmen e afarist në hapsirat e kompanisë Agro Reka morrën pjesë në prezantimin e programit IPARD III, program ky i cili përkrah financiarisht veprimtarinë e bujqësisë për periudhën 2022 – 2027.

Sipas Grubit, ruajtja e partneritetit financiar me Bashkimin Europian dhe sigurimi i fondeve ndërkombëtare janë prioritet i vazhdueshëm në punën e Qeverisë.

“Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, kolegët ministra, sekretarë shtetërorë, deputetë të zonës, afaristë dhe qytetarë të komunës së Bogovinës në hapësirat e kompanisë Agro Reka, morëm pjesë sot në prezantimin e programit IPARD III për përkrahje financiare në veprimtarinë e bujqësisë për periudhën 2022 – 2027. Ruajtja e partneritetit financiar me Bashkimin Europian dhe sigurimi i fondeve ndërkombëtare janë prioritet i vazhdueshëm në punën e Qeverisë dhe kruciale për mirëqënien ekonomike dhe zhvillimin cilësor të vendit tonë”, ka shkruar Grubi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…