Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi u takua me z. RusosKoundouros, ambasador i ri i Greqisë në Republikën e Maqedonisë sëVeriut.Gjatë këtij takimi u bisedua për avancimin e bashkëpunimit në sfera tërëndësishme për qytetarët e të dyja shteteve, për të cilat u vlerësua setashmë janë në fazë të realizimit, zbatimin e Marrëveshjes së Prespës,zhvillimet politike në vend dhe në rajon si dhe integrimin europian tëvendit tonë.Grubi dhe Koundouros u pajtuan se Republika e Maqedonisë së Veriut dheGreqia përmes miqësisë dhe promovimit të frymës së saj, që nga firmosjae Marrëveshjes së Prespës vazhdimisht kanë promovuar stabilitet në tëgjithë Ballkanin Perëndimor.Ambasadori i Greqisë, z. Rusos shprehu përkrahjen e Greqisë përintegrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.Në këtë takim u bisedua edhe për regjistrimin, zgjedhjet lokale si dhethellimin e bashkëpunimit ekonomik, me theks të veçantë në sferën eenergjetikës, gazifikimit.Grubi theksoi patjetërsueshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes së Prespëssi dhe gatishmërinë e Shkupit për të përmbyllur pa vonesa edhe kontestinme Bullgarinë.Në këtë link mund të gjeni video nga takimi i sotëm:https://we.tl/t-PbRdxz1Z0f