Grubi priti në takim ambasadoren kroate, Tiganj

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi priti në takim ambasadoren e Republikës së Kroacisë, znj. Nives Tiganj.

Në takim u diskutua për situatën në vend dhe rajon, ndryshimet qeveritare dhe kushtetuese si dhe rrugën e integrimit europian.

Marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve janë të shkëlqyera. Maqedonia e Veriut dhe Kroacia kanë raporte të mira në të gjitha fushat dhe Kroacia ka qenë mbështetëse në rrugën drejt NATO-s por edhe drejt Bashkimit Europian, rrugë që vendi duhet ta përshpejtojë duke u bërë bashkë në frontin europian.

Grubi tha se në procesin për reforma në vendin tonë shpesh janë marrë parasysh shembujt dhe reformat pozitive në Kroaci, të cilat kanë rezultuar suksesshëm dhe shumë bashkëpunime janë vendosur me Kroacinë.

Ambasadorja Tiganj theksoi mbështetjen e plotë për ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e komunitetit kroat në kushtetutë si dhe për vazhdimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Grubi prezantoi planin qeveritar për frontin europian dhe ndryshimet kushtetuese dhe kërkoi mbështetjen kroate por edhe të vendeve tjera të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në realizimin e synimeve integruese.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…