Grubi priti në takim ambasadorin e ri austriak, Martin Pamer

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjët Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur sot në takim ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Martin Pamer.

Duke diskutuar mbi marrëdhëniet miqësore dypalëshe dhe duke i uruar mirëseardhje në vend dhe sukses në kryerjen e detyrës, Grubi dhe Pamer shprehën bindje se raportet miqësore do të vazhdojnë të zhvillohen edhe në të ardhmen.

Grubi shprehu mirënjohjen për mbështetjen që vendi ynë merr nga Austria në proceset reformuese lidhur me integrimin europian dhe për dinamikën me të cilën zhvillohet bashkëpunimi mes dy vendeve në shumë fusha.

Bashkëbiseduesit diskutuan rreth procesit të ndryshimeve kushtetuese dhe nevojën e ndërtimit të konsensusit shoqëror për integrim europian.

Grubi nënvizoi nevojën e mbështetjes së opozitës për procesin e ndryshimit teknik të Kushtetutës dhe rreshtimit shoqëror drejt Brukselit duke theksur që BE dhe SHBA nuk janë armiq të vendit tonë, por përkundrazi, të gjitha të arriturat e vendit janë në partneritet dhe me mbështetje të SHBA dhe BE.

Grubi dhe Pamer diskutuan për marrëdhëniet ndëretnike dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit si parakusht për kohezion shoqëror dhe barazi midis komuniteteve në vendin tonë.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…