Grubi priti në takim ambasadorin e ri çek, Jarosllav Ludva

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, sot ka realizuar takim me z. Jaroslav Ludva, ambasador i sapoemëruar i Republikës Çeke në vendin tonë. Gjatë këtij takimi të dy bashkëbiseduesit, Grubi dhe Ludva kanë vlerësuar se Maqedonia e Veriut ka pozitë të rëndësishme gjeostrategjike dhe që Europa me integrimin e vendit tonë por edhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor do të bëhet edhe më e sigurt. Nga ana e tij, ambasadori çek, Ludva i ka thënë zëvendëskryeministrit të parë, Grubi se Republika Çeke përkrah rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut dhe se vendi do të vazhdojë ta gëzojë ketë përkrahje, në veçanti pasi Republika Çeke të nis me kryesimin me Këshillin e Bashkimit Europian, nga data 1 korrik 2022. Ndër të tjera, gjatë këtij takimi Grubi i ka thënë ambasadorit Ludva se e gëzon fakti që Republika Çeke është dhe mbetet partnere e vendit tonë dhe përkrahëse e rëndësishme e perspektivave europiane, që janë dhe synim strategjik i Maqedonisë së Veriut. Zëvendëskryeministri i parë me ambasadorin çek kanë biseduar edhe për agresionin rus ndaj Ukrainës dhe bashkë kanë dënuar këtë veprim të Moskës duke e quajtur atë kërcënim jo vetëm për atë rajon, por për të gjithë Europën. Zëvendëskryeministri i parë z. Grubi dhe ambasadori çek, z. Ludva kanë diskutuar edhe për çështjen e hapur me Republikën e Bullgarisë. Grubi i ka përcjellë ambasadorit Ludva se Republika e Maqedonisë së Veriut do të vazhdoj të angazhohet dhe të punojë përmes një komunikimi të sinqertë në dialogun me Republikën e Bullgarisë dhe se angazhimin e sinqertë të RMV-së në këto bisedime tashmë e njeh i gjithë Bashkimi Europian. Në fund të këtij takimi zëvendëskryeministri i parë Grubi dhe ambasadori çek, Ludva bashkë kanë konstatuar se mes dy vendeve ekzistojnë mundësi dhe potenciale për thellimin e bashkëpunimit në shumë sfera, si në ekonomi, mbrojtje, energjetikë etj.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…