Grubi priti në takim ambasadorin e ri italian Silvestri: Maqedonia e Veriut i takon Evropës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, u takua sot me AndreaSilvestrin, ambasadorin e ri të Republikës së Italisë në Shkup.Në këtë takim u bisedua për përkrahjen e Italisë lidhur me integrimeteuroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Grubi dhe Silvestriu pajtuan se Republika e Maqedonisë së Veriut në të gjitha mënyrat emundshme i përket Evropës dhe me këtë rast që të dy bashkë shprehënoptimizëm që vendi të vazhdojë të shënoj përparim në rrugën drejtintegrimit evropian.Zëvendëskryeministri i parë Grubi iu falënderua për miqësinë e sinqertëdhe tradicionale me Republikën e Italisë që ka Maqedonia e Veriut dhe mekëtë rast i shprehu gatishmëri për thellimin edhe më të madh tëbashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë, përçka u vlerësua se ekziston interes nga të dyja palët.Gjatë këtij takimi Grubi theksoi se Italia është përkrahëse e madhe evendit dhe falënderoi autoritetet italiane për ngritjen e zërit përçeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.Grubi tha që edhe në dy ditët në vijim, sot e nesër, do të bëjmëpërpjekjet e fundit për këtë vit që ta zhbllokojmë procesin e mbajtjessë konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, por edhe ne çdo rast,nuk do të ndalim proceset tona reformuese dhe përafruese me standardetevropiane.Grubi i tha ambasadorit italian Silvestri që prioritetet tona në vijimjanë: shëndeti publik, ekonomia dhe vendet e punës, drejtësiajoselektive dhe sundimi i ligjit përmes vetingut ndaj bartësve tëfunksioneve publike, gjykatësve dhe prokurorëve, etj.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…