Grubi priti në takim ministrin e Bujqësisë Arjianit Hoxha

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot priti në një takim kolegun e tij, ministrin e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Arjanit Hoxha. Grubi dhe Hoxha biseduan lidhur me procesin e shpërndarjes së nëpunësve administrativ të punësuar përmes programit K5, proces i cili sipas të dy bashkëbiseduesve po përmbyllet me sukses.Zëvendëskryeministri i parë Grubi i tha ministrit të Bujqësisë Hoxha se nga 1.349 nëpunësit administrativ tashmë janë shpërndarë 404 prej tyre, kurse për të tjerët vazhdon procedura e sistemimit.Hoxha nga ana e tij ka informuar zëvendëskryeministrin e parë Grubi se në Ministri të Bujqësisë tashmë janë sistemuar 18 nëpunës administrativ. Ai gjithashtu i ka thënë Grubit se këta të punësuar janë shpërndarë në pozita të njëjta, bazuar në shkallën e arsimimit të tyre.Zëvendëskryeministri i parë Grubi me këtë rast i ka shprehur mirënjohje kolegut të tij Hoxha për përfundimin me sukses të transferimit të nëpunësve administrativ në institucionin që ai drejton dhe që i gjithë ky proces është rezultat i bashkëpunimit të afërt ndërmjet tyre. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…