Grubi priti në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar me të cilët kanë diskutuar mbi rëndësinë e ndërtimit të Korridoreve 8 dhe 10D si dhe për stabilitetin buxhetor.

Postimi i plotë:

Bashkë me ministrin Boçvarski dhe përfaqësuesit e konzociumit Bechtel & Enka mirëpritëm sot në takim përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, me të cilët diskutuam mbi rëndësinë e ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10D për vendin dhe mbarë rajonin, si dhe për stabilitetin buxhetor të vendit.

Vazhdimi i mbështetjes nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar padyshim se do të ishte një ndihmesë e madhe për vendin drejt realizimit të aspiratave të tij zhvillimore.

https://www.facebook.com/photo?fbid=806261260863394&set=pcb.806280150861505
Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…