Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi sot gjatë vizitës në Tiranë ka qëndruar edhe tek Qendra Informative Kulturore në kuadër të ambasadës, duke e cilësuar si një prej projekteve të realizuara ndërqeveritare dhe kombëtare me Republikën e Shqipërisë
Qendra Informative Kulturore në kuadër të ambasadës së vendit tonë në Tiranë është një prej projekteve të realizuara ndërqeveritare dhe kombëtare me Republikën e Shqipërisë, ka shkruar mes tjerave Grubi.
Ja postimi i plotë:
Qendra Informative Kulturore në kuadër të ambasadës së vendit tonë në Tiranë është një prej projekteve të realizuara ndërqeveritare dhe kombëtare me Republikën e Shqipërisë.
Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, nënkryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi dhe Sekretarin e përgjithshëm, Faton Ahmeti u mirëpritëm në hapësirat e kësaj qendre nga drejtoru Zllatko Origjanksi, me të cilin bashkëbiseduam mbi misionin e rëndësishëm të ruajtjes dhe avancimit të vazhdueshëm të bashkëpunimit kulturor mes vendit tonë dhe Republikës së Shqipërisë.