Grubi: Qeveria në 100 ditët e para shembi shumë TABU

Vendimi i parë i kësaj qeverisjeje ishte institucionalizimi dhe sistematizimi i zëvendëskryeministrit të parë si pozitë përmes ndryshimit të rregullores së Qeverisë dhe instalimit të kësaj pozite e cila drejt për drejt e zëvendëson kryeministrin në mungesë të tij dhe është i vetmi person që zëvendëson atë duke udhëhequr edhe seancat e Qeverisë, duke firmosur dhe vendime të Qeverisë të cilat do të arritën dhe ndoshta të mos e teproj, një të tretën e seancave që janë mbajtur në këto 100 ditë të para të Qeverisë, i ka udhëhequr zëvendëskryeministri i parë. Me këtë u thyen shumë tabu në funksionimin e Qeverisë. Kështu është shprehur në emisionin Klan Debat me gazetarin Selajdin Xhezairi, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…