Zëvëndëskryeministri i parë Artan Grubi përmes një postimi në Facebook, ka informuar se Qeveria po përgatit pakon e pestë të masave ekonomike përmes të cilave planifikohet t’ju ndihmohet të gjitha shtresave të qytetarëve.“Qeveria tashmë po përgatit pakon e pestë me radhë të masave ekonomike përmes të cilave planifikohet të ndihmohen të gjitha shtresat e qytetarëve tanë, e në veçanti ata me të ardhura më të dobëta. Qeveria ekziston për qytetarët dhe besojë që pako e pestë e masave të japë rezultate”, shkruan Grubi.