Grubi realizoi takim me kryetaren e LSI-së, Kryemadhi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi në Tiranë karealizuar takim me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, znj.Monika Kryemadhi.Bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikëssë Shqipërisë si dhe Regjistrimi i popullsisë në RMV, si një ngaproceset më të rëndësishme në vend ishte temë e bisedës mes Grubit dheKryemadhit.Zëvendëskryeministri i parë Grubi me këtë rast ka kërkuar nga znj.Kryemadhi që përmes strukturave të partisë që ajo udhëheq t’i bëj ftesëDIASPORËS së Republikës së Maqedonisë së Veriut që jeton në mërgim qët’i përgjigjen pozitivisht procesit të regjistrimit.Ndërkohë, znj. Kryemadhi i ka thënë Grubit se qytetarët e Maqedonisë sëVeriut që jetojnë dhe veprojnë në diasporë duhet të shfrytëzojnë nëmaksimum këtë mundësi pasi nga ky proces varen shumë gjëra në të gjithafushat e veprimit në RMV.Të dy bashkëbiseduesit, Grubi dhe Kryemadhi janë dakorduar se tash ështëmomenti që e gjithë diaspora e Maqedonisë së Veriut të kryej detyrën dheobligimin e vet dhe me dinjitet të kontribuojë për të mirë e të gjithëqytetarëve, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por dhe në rajon.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…