GRUBI: Realizojmë premtimet tona (FOTO)

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka thënë se bashkëpunimi i afërt midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komunës së Tetovës, në këtë rast në mes të Ministrit të Financave Fatmir Besimi dhe kryetares Teuta Arifi ka sjellë përfitime për qytetarët e Tetovës. Grubi gjithashtu ka thënë se kështu do të vazhdojnë edhe deri në realizimin e të gjitha projekteve të radhës që janë në të mirën e Tetovës por edhe të gjitha komunave tjera.Ky është postimi i plotë i Grubit në facebook:Transporti publik në Tetovë, punë e kryerTransporti i ri publik i qytetit të Tetovës do të kontribuojë për një transport me të sigurt për udhëtarët, komunikacion më efikas, uljen e nivelit të ndotjes si dhe do të krijojë vende të reja të punës në këtë ndërmarrje publike për transport.Bashkëpunimi i afërt midis qeverisë dhe komunës, në këtë rast në mes të Fatmirit dhe Teutës, sjell përfitime për qytetarët e Tetovës dhe kështu do të vijojmë edhe me realizimin e projekteve të radhës për të mirën e Tetovës dhe komunave tjera.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…