Grubi: Rruga europiane kërkon front të përbashkët

Shumë të frytshme dhe të dobishme i llogarit Artan Grubi debatet brenda BDI-së, duke sqaruar raportin mes ekzekutivit të kësaj partie dhe disa prej të pakënaqurve brenda partisë, kështu u shpreh në fillim të debatit në Klan Macedonia, Zëvendëskryeministri i parë duke theksuar më tej se vetëm për tre javë që nga mbledhja e parë janë realizuar 7 apo 8 projekte.

“Sa herë që në BDI ka ndonjë ngjarje, menjëherë arrinë të jetë në qendër të vemendjes. Kështu ka ndodhur edhe me mbledhjen e fundit duke falenderuar gazetarët dhë qytetarët që janë mishëruar më BDI-në dhe po përcjellin dhe lëvizjet më të vogla. Nuk u diskutua diçka e veçantë, përveç situatës aktuale politike në vend dhe rajon e poashtu dhe raportet nga kuadrot qeverisës. Nga çdo takim arrijmë të dalim më konkluza për çështje që duhet bërë, prandaj nga mbledhja e kaluar, pra në afat 3 javor kemi arritur të çojmë përpara projekte kapitale që për çështje administrative ishin vonuar. Shkarkimet nuk ishin pjesë e debatit, por performanca drejt realizimit të projekteve”, theksoi Grubi.

Zëvendëskryeministri Grubi përmendi investimin më të ri në Zonën Ekonomike të Tetovës, gurthemeli i të cilës pritet të hidhet më 23 Nëntor, ndërsa mes projekteve që do të realizohen përmendi Spitalin e Kërçovës, pishinën në Saraj apo edhe ujësjellësin në Likovë.

Në BDI ka përgjegjësi për detyrat që ngarkohen të zgjedhurit

Duke folur më tej gjatë debatit në Klan Macedonia mbi situatën në BDI, Grubi tha se aty nuk ka grup të zjarrit ashtu siç e ka thënë dhe kreu i BDI-së Ahmeti por ka përgjegjësi.

“Në BDI nuk ka grup zjarri, por ka përgjëgjësi. Pra, secili ministër, drejtor, udheheqës apo çfardolloj pozicioni tjetër, duhet të mbaj përgjegjësi për detyrat më të cilat ngarkohet. Ne diskutojmë për investime kapitale, realizim të projekteve, realizim të buxhetit, koncepte këto që shpien në punë konkrete si nga partia ashtu edhe nga qeveria”.

Ali Ahmeti është simbol i vendimeve të mëdha, i fitoreve për 20 vite rresht dhe simbol i barazisë

Grubi gjatë debatit tha se Ali Ahmeti është simbol i vendimeve të mëdha, i fitoreve të njëpasnjëshme për 20 vite rresht e poashtu edhe simbol i barazise.

Nuk ka në BDI anarki e as nuk do të ketë. Anarki nuk ka kërkuar askush,mirëpo përgjigja e kryetarit ishte e tillë sepse pyetje e gazetaria u parashtrua në atë formë. Pra, Ali Ahmeti është simbol i vendimeve të mëdha, i fitoreve të njëpasnjëshme për 20 vite rresht e poashtu edhe simbol i barazise. Sot në Maqedoni nuk është më tabu që Talat Xhaferi është kryer kuvendi, poashtu shqiptarët i kemi udheheqës në poste në MPJ, Ministrinë e Ekonomisë, Financave, MPB e shumë ministri të tjera. Ali Ahmeti na mësoi barazinë dhe idealin e përbashkët për të ndërtuar një shtet të barabartë si për shqiptarët, maqedonasit dhe nacionalitetet tjera, theksoi Grubi.

Kur do aplikohet One stop shop me Shqipërinë

Kur do aplikohet One stop shop me Shqipërinë, flet Zëvendëskryeministri i parë Grubi thotë se shkaku i festive për ndrrimin e viteve, mdo të nis aplikimin në fillim të vitit 2023.

“Ashtu u nënshkrua marrëveshja, ashtu u bënë përgaditjet dhe tanimë përgaditjet teknike veçse kanë përfunduar. Më 1 janar është, mirëpo mund të shtyhe tndoshta 2-3 ditë shkaku i festive për ndrrimin e viteve, mirëpo do të nis aplikimin në fillim të vitit 2023. E njejta do të bëhët edhe me Kosovën sepse ashtu kemi biseduar. Atej ka një metode disi më ndryshe, mirepo shumë shpejt e njejta metodë pra me një kufi të përbashkët do të aplikohet dhe me Kosovën”.

Jemi në fazë të ndryshimeve kushtetuese, duhet front i përbashkët

Jemi në fazë të ndryshimeve kushtetuese, duhet front i përbashkët mes forcave politike në vend, kështu deklaron Grubi pas zërave se ASH do bëhet pjesë e Qeverisë.

Takim Ahmeti-Taravari nuk ka pasur, mirëpo Ahmeti është deputet dhe si i tillë ka kontakte të përditshme edhe me deputete nga ASH. ASH-në shqiptarët nuk do ta përkrahin duke ndejtur krah Levicës dhe VMRO-së, nuk do ti përkrahin me politika të tilla anti-shqiptare apo anti-BE. Jemi ne faze kur duhet të ndodhin ndryshimet kushtetuese, ndaj dua të shoh një front të përbashkët që do të tregoj se ne jemi pro politikave të Bashkimit Evropian”.

Vlerësoj se edhe tek VMRO ka deputet që do të përkrahin integrimin e vendit në BE

Duke folur më tej mbi rrugën e vendit në Bashkimin Europian dhe përfshirjen e ASH në Qeveri, Grubi tha se ASH-së do i japim të ardhme europiane. Shtet të integruar në BE ashtu siç ja dham shtetin e integruar në NATO. Shtet ku ka sundim të ligjit, ku ka vetting, ku ka ligj e rregulla. ASH do ti përkrah këto kritere dhe përpjekje.

ASH-së do i japim të ardhme europiane. Shtet të integruar në BE ashtu siç ja dham shtetin e integruar në NATO. Shtet ku ka sundim të ligjit, ku ka vetting, ku ka ligj e rregulla. ASH do ti përkrah këto kritere dhe përpjekje. BDI nuk bën pazare tregu me ministri e drejtori por po flasim për ide. Nëse ka kapacitete ndarja e pushtetit është problematika më e vogël. BDI ka synim të rehatoj vendin e qytetarin”.

Më tej Grubi thotë se janë të nevojshme 80 vota për ndryshimin e Kushtetutës.

Shumica parlamentare është stabile me 64 vota në favor të shumicës parlamentare nga 120 sa ka gjithsej. Nuk rrezikohet shumica edhe nëse nuk ka zgjerim koalicioni, por jemi duke folur për ndërtimin e një fronti pro-evropian. Kemi nevojë për 80 vota për realizimin e frontit pro-evropian. Nuk mjafton vetëm ASH, por duhet edhe BESA, edhe VMRO sepse vlerësoj se edhe atje ka deputet që do të përkrahin integrimin e vendit në BE”.

Duhet hapur debat me shoqërine civile, mediat, fakultetët juridike, partitë politike të shohim se çka duhet të ndryshohet në kushtetutë, sqaron më tej Grubi.

Kushtetuta shpesh herë është burim krize për disa çështje, Gjykata kushtetuese duhet te ketë ligj për gjykatën kushtetuese. Duhet hapur debat me shoqërine civile, mediat, fakultetët juridike, partitë politike të shohim se çka duhet të ndryshohet në kushtetutë. Jam ithtarë i një debate të këtillë dhe e kam diskutuar edhe në koalician këtë temë. Duhet patur një kushtetutë barazie dhe që i përputhet vitit 2022”.

Duhet hapur debat me shoqërine civile, mediat, fakultetet juridike

Bisedimet për zgjerimin e qeverisë ende nuk kanë arritur në fazën e ndarjes së posteve ministrore. Prandaj, sipas Grubit, nuk ka zëra brenda BDI-së që janë kundër përfshirjes së Aleancës për Shqiptarët në Qeveri.

Shumica parlamentare është stabile me 64 vota në favor të shumicës parlamentare nga 120 sa ka gjithsej. Nuk rrezikohet shumica edhe nëse nuk ka zgjerim koalicioni, por jemi duke folur për ndërtimin e një fronti pro-evropian. Kemi nevojë për 80 vota për realizimin e frontit pro-evropian. Nuk mjafton vetëm ASH, por duhet edhe BESA, edhe VMRO sepse vlerësoj se edhe atje ka deputet që do të përkrahin integrimin e vendit në BE”.

Kushtetuta shpesh herë është burim krize për disa çështje, Gjykata kushtetuese duhet te ketë ligj për gjykatën kushtetuese. Duhet hapur debat me shoqërine civile, mediat, fakultetët juridike, partitë politike të shohim se çka duhet të ndryshohet në kushtetutë. Jam ithtarë i një debati të këtillë dhe e kam diskutuar edhe në koalician këtë temë. Duhet patur një kushtetutë barazie dhe që i përputhet vitit 2022”, ka theksuar në fund të debatit Zëvendëskryeministri i parë, Grubi.

Related posts

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…

Ali Ahmeti priti ambasadorin europian Rokas: Bashkimi Europian është alternativa jonë e vetme 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin e Bashkimit Europian z. Mihalis Rokas. …

Ali Ahmeti takoi ambasadorin turk Fatih Ulusoy

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin turk z. Fatih Ulusoy. Kryetari Ahmeti…