Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Sarajit ku u prezantua kandidati për kryetar komune, z. Blerim Bexheti dhe lista e këshilltarëve para të pranishmëve ka thënë se është nder dhe krenari që nesër fëmijëve tuaj tu thoni që ju keni qenë shoqërues të Ali Ahmetit.“Do tu thoni unë i kam qëndruar besnik Ali Ahmetit, unë i kam përfaqësuar politikat e Ali Ahmetit dhe nuk ka gabuar sepse pa marrë parasysh probleme që mund të na i shkaktojmë, i qëndrojmë stoik agjendës kombëtare, agjendës zhvillimore, nëse doni për kushtetutë, për luftë, nëse doni për gjuhë, për flamur, për universitet, për administratë, për NATO, për Bashkimin Europian apo të gjitha fitoret në 20 vitet e fundit sepse shqiptarët i besuan Ali Ahmetit dhe të gjithë duan të jenë pjesë e karrierës, e të bëmave, e të arriturave të rilindësit të fundit të kombit tonë Ali Ahmetit,”është shprehur Grubi.