Grubi: Sigurohet rrymë më e lirë për shkollat, ndërmarjet tregtare dhe ndërmarrjet publike

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka miratuar një sërë vendimesh me të cilët synohet dalja në ndihmë për institucionet dhe qytetarët dhe lehtësimi i gjendjes me krizën aktuale enegjetike.

Një sqarim më të detajuar lidhur me vendimet e reja, ka bërë zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në rrjetin social Facebook.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Për të mundësur furnizimin e pandërprerë me energji elektrike në kohë të krizës globale energjetike dhe për të zbutur efektin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike në bursat botërore, në seancën e sotme të Qeverisë miratuam këto vendime që u mundësojnë këtyre subjekteve furnizimin me energji elektrike nga SHA EMV deri më datë 30 Prill 2023 ose deri në përfundimin e gjendjes së shpallur të krizës:

shkollat fillore dhe të mesme me çmim prej 95 euro për megavat/orë;

shoqatat tregtare që merren me prodhimin dhe konzervimin e mishit të kafshëve dhe shpezëve, përpunimin e qumështit dhe prodhimin e produkteve qumështore me çmim prej 80 eurove për megavat/orë;

ndërmarrjet publike për furnizim me ujë dhe pastrim të ujërave të zeza të cilat shfrytëzojnë stacione me pompa dhe stacione filtruese me çmim prej 95 euro për megavat/orë.

Gjithashtu, për të parandaluar manipulimet e mundshme, miratuam vendim me të cilin ju ndalohet komunave dhe Qytetit të Shkupit të themelojnë ndërmarrje publike dhe shoqata tregtare për veprimtaritë e ndriçimit publik.

#kujdesemi 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…