Grubi: Sovraniteti territorial i Kosovës është i pacënueshëm, palët t’i kthehen dialogut

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka dënuar aktin e kidnapimit të policëve të Kosovës nga forcat speciale të Serbisë.

Grubi shton se integriteti territorial i Kosovës mbetet i pacënueshëm dhe çështjet duhet të zgjidhen me njohje të ndërsjelltë.

Statusi i plotë:

Me shqetësim po përcjell situatën e tensionuar dhe të nxitur nga Serbia dhe bëj thirrje për ndaljen e provokimeve dhe normalizimin e menjëhershëm të raporteve mes Serbisë dhe Kosovës.

Dënoj ashpër aktin e kidnapimit të policëve të Kosovës nga ana e forcave speciale të Serbisë dhe lirimi i menjëhershëm i tyre ështe hapi i vetëm racional që duhet ndërmarrë pa prolongim.

Palët duhet t’i rikthehen urgjentisht dialogut me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar përmes njohjes së ndërsjelltë.

Askush nuk mund të cënojë integritetin dhe sovranitetin e garantuar ndërkombëtarisht të Kosovës.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…