Grubi takoi ambasadoren  amerikane, Aggeler: Sukseset e vendit tonë janë të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës 

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot ka takuar ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Angela Aggeler, të cilës i ka dëshiruar rikthim të suksesshëm në vendin tonë në misionin e ri diplomatik.

Në këtë takim, Grubi dhe Aggeler kanë diskutuar mbi nevojën e ndryshimeve kushtetuese, integrimin e vendit në Bashkimin Europian, reformat në vend, situatën politike si dhe procesin e vetingut. 

Ndryshimet kushtetuese janë vlerësuar si të një rëndësie të veçantë për faktin se janë kusht për vazhdimin e rrugës europiane. Në takim u vlerësua se vendi nuk ka kohë për të humbur.

Integrimi i mëtejshëm i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është garanci shtesë për stabilitetin dhe prosperitetin në këtë pjesë të Evropës dhe SHBA-të si aleat të Maqedonisë së Veriut, vazhdojnë të tregojnë përkrahjen e tyre për përfundimin e procesit integrues.

Çdo sukses i vendit tonë është arritur në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Funksionimi i koalicionit qeveritar u vlerësua cilësor dhe Grubi theksoi se rruga europiane kërkon një front të përbashkët të të gjitha forcave progresive, derisa SHBA-të mbeten të përkushtuara fuqishëm në mbështetje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e reformave për të mundësuar një demokraci funksionale dhe të qëndrueshme. 

Gjatë takimit është diskutuar edhe për propozimin e vetingut që duhet të përfshijë të gjithë, që nga figurat politike, gjykatësit, dhe prokurorët si formë e luftës kundër korrupsionit dhe veprim që garanton kontroll thelbësor të funksionerëve para se të zgjidhen në detyrë. 

Grubi u shpreh mirënjohës dhe falënderues për ndihmesën dhe përkrahjen amerikane për barazinë, demokracinë dhe integrimin e vendit tonë në tri dekadat e fundit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…