Grubi takoi Ametin, pranon si dhuratë “Monografinë e UT-së”

Zëvendës kryeministri i parë, Artan Grubi ka pritur sot në takim ish Rektorin e Universitetit të Tetovës, aktualisht Prorektor për arsim z. Vullnet Ametin.Ai ka njoftuar se nga Ameti ka marrë një dhuratë shumë të çmuar, Monografinë e Universitetit të Tetovës (1994/1995-2004/2005).“Pranova nga ai një dhuratë shumë të çmuar, Monografinë e Universitetit të Tetovës (1994/1995-2004/2005) si retrospektivë të rrugëtimit për themelimin dhe zyrtarizimin e vatrës sonë të dijes, momente këto të përjetësuara me shumë kujdes në 15 kapituj me 295 materiale burimore.  Përgëzova z. Ametin për angazhimin e tij si kryeredaktor i kësaj vepre që tashmë do të zërë vend të posaçëm në bibliotekat tona dhe të shumë brezave pas nesh si përkujtues më i mirë i rolit të universitetit tonë të parë në vend”, ka shkruar Grubi.