Grubi takon ambasadorin Markush: Përkrahje nga Slovakia në rrugën e integrimit europian

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Slovakisë, z. Henrik Markush.

Në bisedën mes Grubit dhe Markush është konstatuar se marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve janë në nivel por nevojitet thellimi i bashkëpunimit në shumë fusha, ndërsa është biseduar edhe mbi situatën politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon, procesin e integrimit europian, ndryshimet kushtetuese si dhe frontin e përbashkët europian i formuar nga subjektet politike të cilat veprojnë në frymën europiane.

Grubi ka shprehur falënderim për përkrahjen e madhe që Republika e Maqedonisë së Veriut e ka nga Republika e Slovakisë, duke shtuar se politikat edhe më tej do jenë në linjë me vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së.

Ambasadori Markush theksoi mbështetjen e plotë për ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e komunitetit bullgar në Kushtetutë si dhe për vazhdimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Grubi prezantoi planin qeveritar për frontin europian dhe ndryshimet kushtetuese dhe kërkoi mbështetjen slovake por edhe të vendeve tjera të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në realizimin e synimeve integruese.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe mbi dialogun Kosovë – Serbi dhe për takimin e 17 marsit në Maqedoninë e Veriut si vend shembull i marrëdhënieve të mira mes komuniteteve dhe vendimeve të guximshme për t’i përmbyllur kontestet me fqinjët.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…