Grubi takon deputetët Gjerman Petry e Mijatović: Gjermania mbështet procesin e integrimit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur sot në takim deputetët z. Christian Petry nga (SPD), z. Boris Mijatović nga (Die Grünen) si dhe drejtorin e FES në Shkup, z. Rene Schlee.Kontesti me Bullgarinë dhe zgjidhja e këtij problemi ishte pjesë e bisedës mes Grubit dhe deputetëve gjerman, Petry e Mijatović.Bashkëbiseduesit kanë diskutuar rreth gatishmërisë së palëve për një kompromis dinjitoz mes dy vendeve.Shkupi dhe Sofja po zhvillojnë dialog konstruktiv përmes grupeve të punës për të arritur kompromis që nuk do të cenonte asnjërën palë dhe që do të mundësonte hapin e pritur që vendi të merr datë për fillimin e bisedimeve me BE-në.Integrimi në Bashkimin Europian dhe rruga plot sfida e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjithashtu ishte pjesë e diskutimit në këtë takim.Deputetët gjerman theksuan mbështetjen e pa rezervë që shteti gjerman jep në këtë drejtim, ndërsa Zëvendëskryeministri i parë Grubi është shprehur mirënjohës ndaj Gjermanisë që në marrëveshjen e koalicionit të ri qeveritar në Berlin është përfshirë dhe integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, me theks të veçantë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.Në këtë takim, Grubi ka falënderuar deputetët gjerman për përkrahjen e madhe që Gjermania i jep vendit tonë në rrugëtimin europian.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…