Zëvendëskryeministri i pare dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi në vazhdën e takimeve në Prishtinë, pas Hoxhajt dhe Haradinajt është pritur në takim edhe nga lideri i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Me këtë rast, Grubi nga afër e ka uruar Abdixhikun për zgjedhjen e tij në krye të LDK-së, duke i uruar sukses në sfidat e reja. Grubi dhe Abdixhiku gjatë këtij takimi kanë biseduar rreth procesit të Regjistrimit të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me ç’rast Grubi përmes takimeve me liderët e partive politike në Kosovë ka apeluar deri tek diaspora shqiptare e RMV-së që t’i përgjigjet pozitivisht Regjistrimit. “Kisha rast unik që në kaq pak ditë në zgjedhje të Lumirit në krye të partisë më të vjetër shqiptare në Kosovë, LDK-së t’i uroj fat e shëndet e t’i qëndroj në krah në sfidat e tij para vetes. Kam besim se do t’ia dal sepse përfaqëson frymën e re që e kërkon populli dhe jam i bindur se do të del me sukses, më inkurajoi me mbështetje logjistike nga LDK që ka strukturat më të mëdha në diasporë në drejtim të regjistrimit të suksesshëm që ka filluar më 1 mars dhe përfundon më 21 prill që çdo qytetarë të regjistrohet sepse të drejtat politike të shqiptarëve varen nga përqindja e regjistrimit. Sqarova se regjistrimi në RMV është dhe proces politik, andaj jam në Prishtinë dhe kërkoj mbështetje këtu që të vijojmë me projekte të përbashkëta dhe mbështetje të ndërsjellë”, është shprehur Grubi pas takimit me Abdixhikun.