Grubi: Të bëhemi faktor vendimmarrës, vetëm Rusisë i konvenon që të kemi vatra zjarri në Ballkan

“Gjuha shqipe është në përdorim zyrtar në çdo institucion, komunë apo drejtori”, tha zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi duke iu përgjigj në një nga pyetjet e shumta të parashtruar nga qytetarët në kuadër të takimeve “Bashkë për Europë” të liderit të BDI-së – Ali Ahmeti me elektoratin dhe bazën partiake.

“Më bëhet zemra mal në çdo tubim të Tetovës! Po bëhen shumë pyetje të mira dhe të gjitha bëhen për projekte infrastrukturore dhe projekte kapitale. Për përdorimin e dygjuhësisë, unë do them ta ndiqni seancën qeveritare të përbashkët me qeverinë e Shqipërisë, çdo shkrim sot është në gjuhën shqipe, çdo letër e kemi shqip. Gjuha shqipe në çdo institucion, komuna apo drejtori është gjuhë zyrtare. Po dëgjoj se thonë, pse Artan Grubi nuk flet në Tetovë. Mos harroni se unë kam pas vetes nja pesë Artan Gruba të tjerë, sepse trimi i mirë më shokë shumë”, u shpreh zëvendëskryeministri i parë Grubi.

Mos harroni, shtoi më tej ai, se të ndarë e të përçare na do vetëm armiku.

“Kemi kryer projekte madhore, po flas këtu për shkolla, institucione, teatrin muzikor në Tetovë etj. Kemi dalë gjithmonë fitues në çdo proces, ndaj mos lejoni të përçahemi e të jemi servil, por të bëhemi faktor vendimmarrës! Në këto rrethana gjeostrategjike për vendin tonë, mos harroni se Rusisë i konvenon të kemi vatra zjarri në Ballkan”, nënvizoi Grubi.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…