Grubi – Toman: Maqedonia e Veriut dhe Çekia, potencial për bashkëpunim ekonomik

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Artan Grubi takoi sot ambasadorin e Republikës Çeke, z.Mirosllav Toman, me të cilin ranë dakord se ekzistojnë kushte për thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Çekisë.Ambasadori i Republikës së Çekisë, z.Mirosllav Toman theksoi se do të vazhdojë të jap kontribut me qëllim thellimin e marrëdhënieve të mira dypalëshe.Nga ana e tij zëvendëskryeministri i parë Grubi i tha ambasadorit çek se vlerëson përkrahjen dhe ndihmën e deritanishme të Republikës Çeke që ia ofron vendit, në veçanti në bashkëpunimin e dy vendeve në pjesën e kontrollit të kufirit të Maqedonisë së Veriut, vija kufitare me Greqinë, por edhe në drejtim të integrimit euroatlantik.Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej me kusht që i njëjti të zgjerohet dhe përforcohet.Grubi gjatë takimit me ambasadorin çek është shprehur se rruga e drejtësisë joselektive dhe sundimi i ligjit do të arrihen vetëm përmes vetingut ndaj bartësve të funksioneve publike, gjykatësve dhe prokurorëve.Ambasadori Toman dhe zëvendëskryeministri i parë Grubi folën edhe për zhvillimet ne Maqedoninë e Veriut dhe marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore si dhe për ngjarje të tjera me të cilat po përballet rajoni.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…